Harry Kane po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich dhe Kombëtaren e Anglisë. Kapiteni i “Tre Luanëve” ka shënuar plot 73 gola në sezonin 2025/26, duke u renditur i dyti në listën e sezoneve më efikase në historinë e futbollit.
Kane po udhëheq Anglinë edhe në Kupën e Botës, ku ka realizuar 6 gola dhe ka qenë një nga faktorët kryesorë që skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka siguruar kualifikimin në çerekfinale. Sulmuesi anglez e ka arritur shifrën e 73 golave në 63 paraqitje për Bayernin dhe Anglinë.
Përpara tij në këtë renditje mbetet vetëm Lionel Messi, i cili realizoi 82 gola në 69 ndeshje gjatë sezonit 2011/12. Me këtë rekord personal, Kane ka lënë pas sezone të jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldo, i cili shënoi nga 66 gola në sezonet 2011/12 dhe 2014/15, si dhe të Ronaldo Nazário, që realizoi 66 gola në sezonin 1996/97.
Në vendin e tretë të kësaj liste renditet legjenda gjermane Gerd Müller, me 72 gola të shënuar për Bayernin dhe Gjermaninë në sezonin 1972/73. Kane ka ende të paktën një ndeshje për të luajtur me Anglinë në Kupën e Botës, ndërsa në rast se “Tre Luanët” arrijnë deri në finale, ai mund të ketë edhe tri paraqitje të tjera për të shtuar numrin e golave.
Megjithatë, për ta kaluar rekordin e Messit, sulmuesit anglez do t’i duheshin edhe nëntë gola. Dhjetë sezonet më efikase në historinë e futbollit Lionel Messi, 2011/12 – 82 gola Harry Kane, 2025/26 – 73 gola Gerd Müller, 1972/73 – 72 gola Cristiano Ronaldo, 2014/15 – 66 gola Cristiano Ronaldo, 2011/12 – 66 gola Ronaldo Nazário, 1996/97 – 66 gola Lionel Messi, 2012/13 – 64 gola Erling Haaland, 2022/23 – 64 gola Luis Suárez, 2015/16 – 64 gola Gerd Müller, 1971/72 – 62 gola
