Haradinaj pret delegacionin nga SHBA në Gllogjan, nderon Daniel

0%

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka pritur në Gllogjan një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Sipas Haradinajt, pjesë e delegacionit ishin Daniel Serwer, Edward Joseph, Mario Marquez, Ramiz Tafilaj, si dhe shqiptaro-amerikanë të tjerë.

Haradinaj theksoi se angazhimi i tyre në mbështetje të Kosovës është i rëndësishëm për rrugën drejt rikthimit të partneritetit strategjik me aleatët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre ndaj Kosovës, Haradinaj bëri të ditur se ka dekoruar me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” Daniel Serwer dhe Mario Marquez.

“Angazhimi i tyre ndaj Kosovës është shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet drejt rikthimit në partneritetin strategjik me aleatët, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në reagimin e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi