Gyokeres: Duhet të jemi perfektë për ta mposhtur Francën

0%

Sulmuesi i Suedisë, Viktor Gyokeres, ka pranuar se kombëtarja e tij duhet të zhvillojë një ndeshje pothuajse perfekte në mbrojtje nëse dëshiron të eliminojë Francën në fazën e 1/32 së finales të Kupës së Botës 2026. Franca, nënkampione e botës në vitin 2022, konsiderohet favorite absolute në përballjen që do të zhvillohet të martën në Neë Jersey.

Duke folur nga qendra stërvitore e Suedisë në Dallas, sulmuesi i Arsenalit theksoi se ekipi i tij duhet të jetë në nivelin më të lartë për të pasur shanse ndaj francezëve. “Duhet të jemi në maksimumin tonë. Organizimi ynë në mbrojtje duhet të jetë pothuajse perfekt, ndërsa duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë që do të krijojmë”, u shpreh Gyokeres.

Suedia siguroi kualifikimin në fazën eliminatore pas fitores bindëse 5:1 ndaj Tunizisë, humbjes me të njëjtin rezultat nga Holanda dhe barazimit 1:1 me Japoninë. Pavarësisht rrugëtimit me luhatje, Gyokeres beson se skuadra e tij mund të befasojë. “Kemi besim te vetja. Në këtë Botëror kemi parë shumë ndeshje ku skuadrat që nuk ishin favorite kanë fituar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mund të bësh paraqitje të mira edhe kundër ekipeve më të forta. Edhe pse konsiderohemi favoritë më të vegjël, ne besojmë te vetja”, tha ai. Në këtë sfidë, Gyokeres do të përballet me bashkëlojtarin e tij te Arsenali, Ëilliam Saliba. “Mezi pres ta takoj dhe të luaj kundër tij. Do të jetë kënaqësi”, shtoi sulmuesi suedez.

Franca e mbylli fazën e grupeve me tri fitore në po aq ndeshje, duke konfirmuar statusin e një prej favoriteve për titull. Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele kanë shënuar nga katër gola secili deri tani në turne.

Burimi: Bota Sot