Grenell: Thaçi është i pafajshëm, çfarë po i pengon gjyqtarët të

0%

Ish-emisari i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas shtyrjes së radhës të vendimit në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Përmes një postimi, Grenell kritikoi vendimin e trupit gjykues për shtyrjen e sërishme të shpalljes së vendimit, duke e cilësuar procesin ndaj Thaçit si të pabazë.

“Tre gjyqtarët e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shtyrë edhe një herë vendimin e tyre lidhur me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga Jack Smith, të cilën e konsideroj të pabazë. Ky është një nga rastet e rralla kur republikanët, demokratët, konservatorët dhe aktivistët e së majtës ekstreme ndajnë të njëjtin qëndrim. Hashim Thaçi është i pafajshëm ndaj këtyre akuzave.

Çfarë po i pengon këta gjyqtarë që të marrin një vendim edhe pas gjithë kësaj kohe? Sot, ata e shtynë sërish vendimin, kësaj radhe deri në muajin shtator. Ndërkohë, këta persona kanë kaluar gjashtë vjet të tëra në paraburgim (GJASHTË VJET!)”, ka shkruar Grenell. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com