Çfarë u sekuestrua në mega-aksionin kundër kontrabandës me derivate –

0%

Mega-operacioni i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Speciale, ka rezultuar me arrestimin e nëntë personave dhe sekuestrimin e një sasie të madhe provash materiale që dyshohet se lidhen me një skemë të organizuar të kontrabandës me derivate të naftës, pastrimit të parave dhe mashtrimeve tatimore.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se operacioni është rezultat i një hetimi mbi njëvjeçar dhe është zhvilluar në 21 lokacione në Prishtinë, Mamushë, Suharekë, Prizren, Lipjan, Kaçanik, Han të Elezit, Rahovec dhe Viti, me asistimin e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Sipas hetimeve, të dyshuarit dyshohet se kanë organizuar kontrabandë me derivate të naftës, kanë kryer transaksione fiktive, kanë përdorur dokumente të rreme për çështje tatimore dhe kanë kryer veprime që lidhen me pastrimin e parave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: 22,041 euro para të gatshme (21,740 euro, 298 euro, 3 euro dhe 500 korona); 5 autobotë për transport të derivateve; 7 vetura; 5 laptopë; 1 kompjuter; 11 njësi kompjuterike; 2 armë të gjata; 1 pistoletë; 74 fishekë për pistoletë; 2 karikatorë; 2 leje të skaduara për armë të gjata; 290 dosje me dokumentacion; 1 arkë fiskale; 11 qese me dokumente; 2 paketa me dokumente; 6 telefona mobilë; 5 pajisje USB; 14 fatura; 14 kuponë/paragonë; 8 vula të ndryshme; 3 blloqe shënimesh me dorë; 1 bllok shënimesh; 11 fletore me evidenca; 1 kupon fiskal; 2 certifikata biznesi; 47 fatura shitblerjeje; 3 kartela biznesi; 5 blloqe fletëdërgesash; 1 kontratë qiraje.

Sipas burimeve të Sinjalit, në këtë operacion janë përfshirë Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Muhamet Mazrek, Fatmir Visoka, Korab Visoka, Skender Kelmendi, Nisret Bajraktari, Dashnim Miftari, Adem Morina, Naser Morina dhe Gazmend Quni.

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, nëntë prej të dyshuarve janë dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Burimi: sinjali.com