Gramos Emini i bashkohet Alban Dragushës te Ferizaj

0%

Ferizaj vazhdon organizimin për sezonin e ri në Ligën e Parë, duke kompletuar edhe stafin teknik. Trajneri i ri Alban Dragusha do të ketë pranë vetes si ndihmës një nga trajnerët e rinj më premtues në futbollin kosovar, Gramos Emini.

Emini i bashkohet Ferizajt pas një eksperience të krijuar në disa klube të futbollit kosovar, ku ka punuar me Flamurtarin, Vllazninë e Pozharanit dhe Vjosën, duke lënë përshtypje të mira me punën e tij dhe rezultatet e arritura.

Ai njihet si një trajner që aplikon metoda moderne të stërvitjes dhe i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit individual të futbollistëve, veçanërisht të lojtarëve të rinj. Karriera e tij si futbollist u ndërpre herët për shkak të një dëmtimi serioz, por kjo nuk e largoi nga futbolli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përkundrazi, Emini iu përkushtua profesionit të trajnerit, duke ndjekur edukimin profesional dhe duke siguruar licencat e nevojshme për të ushtruar këtë profesion. Me emërimin e Alban Dragushës si trajner dhe afrimin e Gramos Eminit në rolin e ndihmësit, Ferizaj po ndërton një staf teknik me synimin për të rikthyer stabilitetin dhe identitetin e klubit.

Burimi: Telegrafi