Një person është arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për ngacmim seksual dhe sulm fizik ndaj një gruaje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 korrik rreth orës . I dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe më pas ka sulmuar fizikisht viktimën femër.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga policia. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. “Graçanicë -. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.
