Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, më 17 qershor, në ora .
“Më tri viktimat femra shtetase të Kolumbisë, kanë raportuar se gjashtë persona të dyshuar meshkuj i kishin përcjell viktimat deri tek banesa e tyre dhe të njëjtit i kishin futur viktimat në një dhomë dhe nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur 4 telefona dhe 300 euro”, thuhet në raport. Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur, ndërkaq rasti po hetohet.
