​Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në një ndërtesë në Prishtinë

0%

Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës kanë mbetur të lënduar nga zjarri që ka përfshirë kulmin e një ndërtese afër Parkut të qytetit në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulëzim Fushticës, i cili konfirmoi se tashmë gjendja e zjarrit është në kontroll dhe në shuarje.

Për gjendjen e qytetarëve dhe të zjarrfikësve, Fushtica tha se ata nuk kanë marrë lëndime të mëdha. Ai tha se rasti i zjarrit është pranuar në ora në mëngjes, ndërsa zjarri nuk ka arritur të shuhet deri pas pesë orëve Fushtica: Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës janë lënduar në zjarrin në Prishtinë “Në orët e hershme të mëngjesit, pra rastin e kemi pranuar në ora në mëngjes.

Menjëherë të gjitha ekipet që kanë qenë në detyrë, po edhe ekipe të tjera janë angazhuar. Pra për momentin e kemi këtu, prej fillimit ë brigadën profesionale të zjarrfikësve, policinë e kryeqytetit, ekipet e emergjencës mjekësore, të drejtorisë për siguri dhe emergjenca dhe deri tani, pra sa po flasim, është ora , që 5 orë jemi këtu dhe për këtë moment është ngjarja e lokalizuar….

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I kemi të lënduar, të them, dy qytetarë të cilët kanë qëlluar në ndërtesë, në banesën e tyre. Njëri prej tyre është fëmijë 5-vjeçar, i cili është në emergjencë.

Dhe gjatë intervenimeve janë edhe pesë zjarrfikës të cilët kanë kërkuar ndihmë, mirëpo nuk janë lëndime të them të të mëdha, po janë lëndime, të them, profesionale gjatë kryerjes së punës së tyre dhe ata të gjithë janë trajtuar nga ekipet e emergjencës që janë në vendin e ngjarjes dhe vazhdojmë ende me punën”, tha ai.

Ai shtoi se është ende herët për të identifikuar shkaktarin e këtij zjarri në këtë ndertesë. Fushtica: Është ende herët të flitet për shkaktarët “Është, është shumë herët të flitet për shkaktarët.

Procedurat janë që deri sa të lokalizohet pikërisht ngjarja, pastaj ekipet e forenzikës, ë inspektori i hetimit të zjarrrit duhet të dalë në vendin e ngjarjes, gjë që sot nuk mundet, për momentin nga ndërtesat, e të shikohet se cilat janë shkaktarët e zjarrrit, pra shumë herët të flitet për shkaktarët e mundshëm që e kanë shkaktuar këtë zjarr”, tha ai.

Ai tha se banorët e ndërtesës kulmi i së cilës është përfshirë nga zjarri por edhe të ndërtesës pranë, janë evakuuar menjëherë pas fillimi të ngjarjes. Fushtica: Të gjithë banorët të ndërtesës janë evakuuar menjëherë “Në bazë të protokolleve në mëngjes, të gjithë banorët janë evakuuar, pra të dy ndërtesave, dhe ata do të kthehen pasi që të vlerësohet që nuk ka rrezik më.

Për momentin të gjitha ndërtesat janë të evakuuara, janë të lira, në mënyrë që, së pari, të mos rrezikohet jeta e tyre, dhe së dyti, që ekipet ta kenë më të lehtë intervenimin gjatë intervenimit”, tha ai. Ndërkaq, komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Mala Gashi tha se për momentin gjithçka është në kontroll.

Sipas tij, temperaturat e larta kanë ndikuar në zgjatjen e kohës së zjarrit në këtë ndërtesë. Gashi: Materiali me të cilën është e ndërtuar ndërtesa ka ndikuar në zgjatjen e kohës për shuarjen e zjarrit “Sigurisht edhe izolimi e materialeve të ndryshme që janë, ka krijuar temperaturë të lartë.

Megjithatë, për momentin gjithçka është në kontroll dhe jemi në përfundim e sipër të këtij zjarri. Meqenëse ky lloj i zjarrit kategorizohet tek zjarret e mëdha, prandaj do shumë kapacitete për të angazhuar personal shumë dhe sigurisht që janë të vështira, sepse dihet që është lartësi dhe janë nën kulme të cilat ka kthina shumë të ndryshme, edhe temperatura krijohet shumë e madhe, gjë që e pamundëson atë reagimin sikur të jetë një një zjarr më i vogël ose në një sipërfaqe të hapur”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes ishin të pranishme edhe ekipe të zjarrfikësve nga Lipjani, si dhe më vonë në ndihmë ju erdhi edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ku sipas Gashit, ata iu kanë dalë në ndihmë me furnizim me ujë për ta shuar zjarrin.

Burimi: Bota Sot