Gjykimi për rastin e shpërthimit në kanalin “Ibër-Lepenc”, mbrojtja e

0%

Seanca gjyqësore për rastin e shpërthimit në kanalin “Ibër-Lepenc” ka vazhduar me fjalët hyrëse të palëve. Prokuroria Speciale, të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre kanë shprehur qëndrimet në lidhje me sulmin që kishte ndodhur në nëntor të vitit 2024. Në këtë rast janë tre të akuzuar: vëllezërit Jovan e Dragisha Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviç. Jovani ndër të tjera akuzohet edhe për spiunazh.

Bashkë me vëllain e tij, akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues, përmes shkatërrimit apo dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike në lidhje me sulmin terrorist dhe për veprën penale armëmbajtje pa leje. Në këtë rast i akuzuar për armëmbajtje pa leje është edhe Igor Dimoviç.

Prokurori Special, Bekim Kodraliu ka deklaruar se të akuzuarit janë personat përgjegjës që kishin bërë shpërthimin në kanalin “Ibër – Lepenc”, e që sipas tij, sulmi ka qenë mirë i planifikuar dhe i organizuar me qëllim që dëmi të ishte tejet i madh. Sipas Kodraliut, plani ka qenë që të shpërthehet kanali dhe të dëmtohet KEK-u, dhe të lihet një pjesë e popullsisë pa ujë të pijshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka shpjeguar se deri tek akuzimi i personave të apostrofuar ka ardhur pas disa analizave, siç është ajo e ADN-së në fitilin ndezës të dinamitit shpërthyes dhe nga gjurmët e dheut që janë gjetur në këpucët e të akuzuarve. “[Sulmi] Ka qenë i planifikuar dhe i koordinuar mirë me të vetmin qëllim që të cenojë infrastrukturën kritike dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Prokuroria do të paraqes provat që sipas vlerësimit tonë tregojnë se sulmi në kanalin ‘Ibër – Lepenc’ përbën vazhdimësi të një serie sulmesh të rënda, që në tri vitet e fundit kanë pasur për objektiv cenimin e rendit juridik dhe sigurinë kombëtare. Sipas provave që kemi siguruar, ky sulm paraqet sulmin e katërt të natyrës së tillë”- tha Kodraliu.

Ai ka përmendur si sulme të njëpasnjëshme sulmin në Banjskë, barrikadat e veriut, sulmin në KKZ dhe në fund sulmin në kanalin “Ibër – Lepenc”. Në anën tjetër, fjalët hyrëse i kanë dhënë edhe avokatët e të akuzuarve, ku Nebojsha Vllaiq që mbron të akuzuarin Jovan Viqentijeviq ka pasur kritika për aktakuzën e Prokurorisë Speciale në raport me klientin e tij.

Ai ka thënë se nuk është vepër e spiunazhit nëse fotografohet një patrullë e policisë. “Sekret shtetëror nuk është qysh doket baza e policisë. Ato janë të qasshme në internet. Nuk është sekret shtetëror patrulla e policisë. Sekret shtetëror është diçka e shënjuar, e parashikuar si sekret shtetëror”- tha Vllaiq.

Tutje ai tha se dëmi i vërtet nuk është siç është paraparë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale. Sipas Vllaiqit, dëmi duhet të matet vetëm në pjesën ku është dëmtuar kanali e jo për pjesë të tjera. Fjalën e avokatit Vllaiq, e ka mbështetur i akuzuari pa shtuar diçka më shumë.

Millosh Deleviq, avokati i Dragisha Viqentijeviq po ashtu ka shtuar se Prokuroria Speciale në aktakuzën e saj nuk i ka specifikuar konkretisht veprimet që klienti i tij i ka ndërmarrë në sulmin që pretendon PSRK.

“Në diapozitiv të aktakuzës, PSRK shfrytëzon apo përdor formulime të përgjithshme, ‘kanë ardhur’, ‘kanë vendosur eksploziv’, ‘e kanë ndezur fitilin’, ‘e kanë aktivizu’, ‘kanë shkaktu’, po çka konkretisht ka bërë Dragisha, a e ka ndezë ai? A e ka aktivizu ai? A ka bërë roje? A e ka bartur? A i ka vozitur pjesëmarrësit tjerë? Ne, për këto çështje nuk kemi përgjigje deri më sot”- tha Deleviq.

Sipas tij, nga administrimi i provave materiale do të vërtetohet që klienti i tij nuk do të dëshmohet se ka kryer vepër penale. Po ashtu i akuzuari Dragisha Viqentijeviq ka thënë se e mbështet fjalën e avokatit të tij dhe nuk ka çfarë të shtojë.

Kurse avokatja, Jelena Krivokapiq ka thënë se i mbrojturi i saj, i cili akuzohet për armëmbajtje, është fans i madh i koleksionimit të gjërave të vjetra dhe nuk ka të bëjë me armëmbajtje pa leje ashtu siç akuzohet. “E kundërta është deklaruar në aktakuzë dhe në kundërshtim me deklaratat e prokurorit në fjalën hyrëse.

Si mbrojtëse e Igorit, gjatë procedurës do të ofroj prova se bëhet fjalë për koleksionimin e gjërave të vjetra, përkatësisht se i mbrojturi im është koleksionist i pasionuar dhe i flaktë i sendeve të vjetra”- tha avokatja Krivokapiq. Jovan Viqentijeviq, dyshohet të jetë personi që ndezi fitilin e tritolit që shpërtheu kanalin.

I pandehuri sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kishte njohuri për sistemin e ujësjellësit pasi që figuron se ishte i punësuar në Sistemin Rajonal të Furnizimit me Ujë në Ujman. Kështu shkruan në aktakuzën e PSRK-së, të ngritur nga prokurori Bekim Kodraliu më datë . Më , një shpërthim i fuqishëm ishte regjistruar në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Shpërthimi ishte regjistruar në kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit”, i cili konsiderohet infrastrukturë kritike që shërben për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Kosovës. Për shpërthimin në këtë kanal ishin përdorur rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT.

Në dosjen e prokurorit Kodraliu thuhet se ky lloj i eksplozivit, që shërben për përdorim ushtarak, u vendos në kanal dhe shkaktoi dëme edhe financiare por edhe në ujin e pijshëm për disa zona të cilat furnizoheshin përmes kanalit.

Madje shpërthimi dhe dëmet që shkaktoi rrezikoi furnizimin me ujë edhe të termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës, me çka u rrezikua edhe prodhimi i energjisë elektrike në vend. Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Jovan Viqentijeviq, Dragisha Viqentijeviq dhe Igor Dimoviqit në lidhje me këtë sulm terrorist.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, vëllezërit Viqentijeviq janë personat që kanë shpërthyer kanalin e “Ibër- Lepencit” përmes vendosjes së një çante me eksploziv. Në aktakuzën që ka siguruar KALLXO.com thuhet se Prokuroria Speciale në bashkëpunim me FBI-në amerikane kishin arritur të gjenin prova që do të çonin në arrestimin e vëllezërve Viqentijeviq.

Sipas dosjes, në kohën kur ishin arrestuar të dyshuarit ishte marrë për ekzaminim dheu i cili ndodhej në çizmet e të arrestuarve në atë kohë dhe ishte marrë si mostër dheu në oborrin e të dyshuarve. Gjithashtu për krahasim kishin marrë edhe dheun i cili ndodhej pranë kanalit të “Ibër-Lepencit”.

Ngjashmëria e dheut, sipas PSRK, vërteton se të akuzuarit kanë qenë prezentë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe ata kanë qenë personat që e kanë shkatërruar një pjesë të kanalit.

Por, ky konstatim vjen nga një institucion ndërkombëtar, më saktësisht konfirmimi i FBI thot se dheu i gjetur në këpucët e të akuzuarve është i njëjti me dheun i cili ishte marrë për ekzaminim në vendin ku kishte ndodhur shpërthimi.

“Dheu i çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e vëllezërve Viqenjtijeviq dhe ajo në fshatin Përvlak të kësaj komune më datë së bashku me mostrat referente të dheut të siguruara nga ekspertët policorë të Kosovës dhe FBI të marra në vendin e ngjarjes…

Nga mostrat qartazi vërehet se në mes të dheut të marrë në çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq dhe mostrave të dheut të marra në vendin e ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër-Lepenc” nuk ka dallueshmëri… çka vërtetohet se të pandehurit kanë kryer aktin terrorist” – thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Sipas aktakuzës, Jovan e Dragisha Viqentijeviq akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Kurse i akuzuari për spiunazh Jovan Viqentijeviq, sipas Prokurorisë, është pjesë e shërbimit informativ ushtarak të Serbisë, që sipas Prokurorisë ka ndihmuar këtë shërbim duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara që t`i përdorë për aktivitetin e tij të kundërligjshëm në Kosovë.

Në dosjen e PSRK-së përmenden veprimet të cilat ngarkojnë Jovan Viqentijeviqin edhe me veprën penale të spiunazhit. Gjithmonë sipas dosjes së PSRK-së, Jovan Viqentijeviq nga një kohë e pacaktuar e mëparshme deri më , ishte pjesë e shërbimit të huaj informativ, në këtë rast të shërbimit informativ ushtarak të Serbisë, me gradën e kolonelit dhe kishte vepruar e ndihmuar këtë shërbim duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat t’i përdorë gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

Dokumentet e informacionet që pretendohet që kishte mbledhur Jovan Viqentijeviq dyshohet se i kishte ofruar në vizitat e takimet që kishte realizuar në Serbi me pjesëtarët e Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë duke përdorur spiunazhin.

Dosja përmend edhe një dokument të klasifikuar 66-faqësh të përpiluar nga KFOR-i të cilin i akuzuari tashmë e kishte siguruar nga veprimtaria e spiunazhit. E këto informacione të marra nga KFOR ishin për nevojat operacionale të tyre në terren ndërsa Viqentijeviq në bazë të dosjes kishte vëzhguar ushtarakët e KFOR-it amerikan.

Tutje dosja tregon edhe se si Viqentijeviq kishte fotografuar edhe bazën e Njësive Speciale policore të Kosovës e cila gjendet në Jasenovik në Zubin Potok.

Me të gjitha këto të dhëna që kishte marrë dosja shpjegon se i akuzuari tashmë me qëllim të krijimit të një narrative të dëmshme për Kosovën te bashkësia ndërkombëtare me anë të një raporti kishte tentuar të paraqes ekzistimin e një organizate fiktive kinse për çlirimin e trojeve shqiptare e quajtur si “Komiteti Kombëtar dhe Mbrojtja e Trojeve Shqiptare”.

Këtë Veqentijeviq sipas dosjes së Prokurorisë e kishte shoqëruar edhe me disa fotografi të eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në aktakuzë tashmë, Prokuroria Speciale ka vendosur edhe dëshmi që vërtetonin edhe se si Viqentijeviq ishte i rekrutuar nga shërbimi sekret ushtarak i Serbisë. Ai në disa dokumente figuron si zyrtar i inteligjencës ushtarake të ushtrisë së Serbisë.

Dosja tregon edhe se si Viqentijeviq kishte përpiluar edhe një dokument duke shpërndarë dezinformata dhe duke nxitur edhe veprime ndaj prezencës së KFOR-it në Kosovë, duke deklaruar se misioni është i njëanshëm në misionin e tij, kinse ka ndihmuar Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës në aktivitetet e tyre në veri.

“Miq, nëse ndonjëri prej jush dyshon për paanshmërinë e KFOR dhe se gjërat ndodhën rastësisht, ja një provë e drejtpërdrejtë se sa naivë jeni. Gjithçka ishte e parapërgatitur dhe e koordinuar me Gjeneralin Biller dhe komandën e KFOR-it. Helikopterë kroat të KFOR-it transportuan policë të ROSU në Jarinje dhe mbrapa. Le të jetë një mësim për ne.

Dërgoni këto foto të gjithë miqve tuaj veçanërisht të huajve, gazetarë, postojini ne faqet e Facebook-ut. Le të mësojnë sa më shumë njerëz për sfondin e vërtetë të ngjarjeve në veri.”- kështu përshkruhet dokumenti që pretendohet se bëri Viqentijeviq e që tregon edhe veprimet inkriminuese të tij për rolin e vëzhguesit operativ, të fotografimit të masës protestuese dhe vëzhgimit me dylbi.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave lidhur me rastin e shpërthimit në kanalin e ‘Ibër Lepencit’ më .

Sipas njoftimit të PSRK-së, aktakuza është ngritur ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq dhe ndaj Igor Dimoviq për veprën penale të spiunazhit, armëmbajtje pa leje dhe rrezikim i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmitimin e instalimeve dhe pajisjeve publike.

“Pokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë ka ngritur aktakuzë ndaj J. V., D. V., dhe I.

D. për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe ‘Spiunazh.’”- thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Sulmi terrorist Shpërthimi që ndodhi më në kanalin e ujit të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut ishte cilësuar nga Qeveria e Kosovës si . Kryeministri i Kosovës, tashmë në detyrë, Albin Kurti, kishte thënë se sulmi është kryer nga grupe terroriste “Unë nuk i kam emrat e atyre që e kanë vënë detonimin.

Por, unë e di një gjë, se elemente të tilla kriminale, qofshin edhe zyrtarisht anëtarë të Mbrojtjes Civile, Brigadës Civile, ata e kanë mbështetjen dhe dirigjimin nga Beogradi zyrtar” – . Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kishte mohuar që Serbia ka lidhje me sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”.

Për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”, ka thënë se është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit, nga 15 deri në 20 kilogramë, i cili dyshohet se është aktivizuar me detonatorë mekanikë, përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme.

“Si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në kanalin e ‘Ibër-Lepencit’, si pasojë e të cilave është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona dhe lokalitete, si dhe duke rrezikuar tej mase edhe furnizimin me energji elektrike apo edhe rrezikun me pasoja më të rënda për avari në sistemin energjetik të Republikës së Kosovës” – ishte .

Pas shpërthimit, Këshilli i Sigurisë i Kosovës kishte mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme më , në ora . Në mbledhje, sipas një komunikate për media , ishte folur për ndërlidhjen e mundshme të rastit me një sulm të ngjashëm rus në Ukrainë që ishte kryer ditë më parë.

Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe masat emergjente që janë marrë për të zbutur pasojat e sulmit e për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në vend. Ndërkohë, ekipe të Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR, kanë dalë më në vendin ku ka ndodhur shpërthimi.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kishte njoftuar më se pavarësisht dëmtimit që shpërthimi shkaktoi në kanalin e “Ibër-Lepencit”, kishin arritur që të për vendin përmes vendosjes së gjashtë gypave të përkohshëm, me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit “Kosova B”.

Këtë sulm e patën dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Europian . Arrestimet në lidhje me sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit” Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme, gjatë të cilave janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme e pajisje tjera, lidhur me rastin e ndodhur më në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, respektivisht në pjesën e kanalit të “Ibër-Lepencit”.

“Me këtë rast në Stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: “rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga Neni 122; lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste” nga Neni 129 Par. 1 dhe Neni 128 Par. 1 Nënpar. 1.8 të KPRK; “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga Neni 366 Par. 2 lidhur me Par. 1 të KPRK.” – thuhej në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës .

Prokuroria Speciale ka thënë se dy të shoqëruarve u ishte caktuar masa e ndalimit. “Me vendim të Prokurorit, dy prej tyre, me inicialet D. V. dhe D. M., nga komuniteti serb, janë ndaluar. Për personin D. V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, e cila është caktuar nga Gjykata për 1 (një) muaj, kurse i dyshuari D.

M. nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës më . Gjykata e Prishtinës kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Dragisha Viqentijeviqit, i arrestuar nën dyshimin se ka marrë pjesë në sulmin terrorist.

Caktimin e masës së paraburgimit e kishte konfirmuar mbrojtësi i të pandehurit, avokati Millosh Delloviq, i cili kishte thënë se klienti i tij nuk e ka pranuar fajësinë . Sipas Prokurorisë, me veprimet e tij Viqentijeviq po dyshohet se kreu veprën penale të rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike.

Gjatë bastisjes , në shtëpinë e tij, u gjetën edhe armë e municion, për çka Prokuroria po e ndjek edhe për – armëmbajtje pa leje. Ndërkaq, më , Policia e Kosovës bëri të ditur se më ka arrestuar edhe një person të dyshuar për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”. Sipas Policisë, i arrestuar është personi me inicialet J.

V., nën dyshimin se mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit”.

“Në vazhdimësi të hetimeve lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, por edhe rasteve paraprake, nga njësitë relevante hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitë e tjera policore, më në orët e mbrëmjes, është arrestuar edhe një i dyshuar J.

V., nën dyshimin që mund të ketë patur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike.” – .

Po ashtu, kishte bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit J.V., në të cilën janë gjetur e sekuestruar si dëshmi: katër granata dore, një pushkë gjuetie, mbi pesëqind copë municion të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë të armës “AK-47”, një karikator i pushkës së gjatë, një radiolidhje, një palë dylbi, një kamerë kamufluese, uniforma ushtarake dhe dokumente të ndryshme.

Burimi: Kallxo