Gjuan me armë gjatë një ahengu familjar në Viti, sekuestrohet një

0%

Një person dyshohet se ka shtënë me armë në ajër gjatë një ahengu familjar në fshatin Radivojc të Vitisë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka përdorur armën duke gjuajtur në ajër. Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar një revole me gaz dhe gjashtë fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet për veprat penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Burimi: Kallxo