Gjithçka gati për duelin e super yjeve, formacionet zyrtare: Francë –

0%

Kombëtarja e Francës do të përballet me atë të Suedisë me fillim nga ora në kuadër të fazës së 1/16-tës në Kampionatin Botëror 2026. Pasi mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Norvegjisë shkaku i një shqetësimi, Aurelien Tchouameni është rikthyer sërish titullar në mesfushën e ‘Gjelave’, ku partner i tij do të jetë Adrien Rabiot.

Nga minuta e parë në sulm starton Bradley Barcola, i cili në këtë sfidë zë vendin e Desire Doue, teksa i përhershmi Kylian Mbappe udhëheq vijën e sulmit. Te Suedia në anën tjetër nga minuta e parë startojnë yjet si Alexander Isak, Anthony Elanga dhe Viktor Gyokeres.

Përzgjedhësi Graham Potter ka vendosur një formacion tejet ofanziv, teksa në mesfushë ‘frenat’ do t’i kenë dyshja Lucas Bergvall dhe Yasin Ayari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Formacionet zyrtare : Franca : Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Digne; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Olise, Barcola; Mbappe. 🇫🇷 FRANCE vs SWEDEN 🇸🇪 Starting XI’s confirmed! ✅ pic.twitter.com/RBjHyvmbtO — EuroFoot (@eurofootcom) June 30, 2026 Suedia : Zetterstrom; Gudmundsson, Lindelof, Lagerbielke; Stroud, Bergvall, Ayari, Svensson, Isak, Elanga; Gyokeres./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi