Gjermania regjistron temperaturën më të lartë në histori, vala ekstreme e të nxehtit përfshin vendin

0%

Gjermania ka shënuar temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në historinë e matjeve meteorologjike, pasi termometri ka arritur në 41.3 gradë Celsius në qytetin Saarbruecken, sipas të dhënave paraprake të Shërbimit Meteorologjik Gjerman (DWD). Rekordi i ri tejkalon temperaturën maksimale prej 41.2 gradë Celsius të regjistruar në korrik të vitit 2019.

Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat mund të rriten edhe më tej gjatë fundjavës, me vlera që pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius. Për shkak të vapës ekstreme, autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për rrezik të lartë në mbarë vendin, ndërsa janë anuluar një sërë aktivitetesh sportive dhe ngjarjesh në ambiente të hapura.

Temperaturat e larta kanë ndikuar edhe në transportin hekurudhor, me kompaninë kombëtare të hekurudhave që ka paralajmëruar vonesa dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme. Sipas parashikimeve, nga dita e shtunë pritet rritje e mundësisë për stuhi të fuqishme, të shoqëruara me reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com