Gjeografia e harresës

0%

Nga: Driton Selmani Shpërndaje në: Ndoshta nji vend pa ullij nuk asht veç nji vend pa pemë. Ndoshta asht nji vend që ka fillu me harru vetveten. E siç shkruente Walter Benjamin, çdo “dokument i qytetnimit asht njikohësisht edhe dokument i barbarisë”.

Prandaj, sa herë që shohim nji hotel të ri, nji rrugë të re, nji marinë të re a nji kullë të re mbi këtë bregdet, ndoshta pyetja nuk duhet me qenë çka po ndërtohet. Pyetja duhet me qenë: çka u desht me u zhdukë që kjo me u ndërtu? Rrallë herë m’ka ndodhë me marrë ftesë me punu për diçka që e kam vëzhgu për kaq gjatë.

Shumica e ekspozitave fillojnë me nji ide, me nji koncept a me nji pyetje. Kjo ka fillu me nji vend. Me nji pjesë bregdeti ku jam kthy vazhdimisht për ma shumë se pesëmbëdhjetë vjet, deri në atë pikë sa më duket se historia jeme personale asht’ ngatërru me historinë e tij. Në jug të Shqipnisë kam ardhë për herë të parë në verën e vitit 2010.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bashkë me dy shokë, nji kitarë dhe nji “Opel” që mezi e mbante rrugën. Nuk kishim plan. Nuk kishim rezervime. Kishim veç nji ndjenjë se duhej me vazhdu edhe pak ma poshtë. Qysh prej asaj dite e deri sot nuk e kam ndërru as plazhin. Kam fjetë nën qiell të hapun, në tenda, në kampe, nëpër verandat e njerëzve që sot as nuk e di a jetojnë ma aty. Mandej erdhi dashnia. Mandej erdhi familja.

Mandej erdhën fëmijët dhe dhomat me pamje kah deti, sepse jeta t’i ndryshon disa zakone, por jo domosdoshmërisht vendet që i don. Ka diçka pothuajse biologjike në lidhjen që fëmijët e mi kanë me këtë bregdet. Asnjani prej tyne nuk e ka pa kurrë Turqinë. As resortet spektakolare që reklamohen si parajsa të reja mesdhetare. Për ta, vera ka qenë gjithmonë këtu.

Nganjëherë më shkon mendja se ndoshta edhe janë ngjizë këtu. Nuk kam si me e vërtetu këtë, por njani i ka sytë e kaltër si deti që hapet përtej Karaburunit, ndërsa tjetri i ka ngjyrën e kokrrës së ullinit para se me ra prej degës. E kur i sheh tue vrapu nëpër të njajtat shtigje ku kam ecë unë për ma shumë se pesëmbëdhjetë vjet, kufini mes familjes dhe peizazhit fillon me u ba i paqartë.

Kam vazhdu me ardhë dy, tri a katër herë në vit. Jo veç për shkak të bukurisë së detit. Po prej nevojës me qenë pjesë e nji bote që çdo vit dukej sikur po largohej pak ma shumë prej vetvetes. Nji bote që sot po mbetet kryesisht në kujtimet e njerëzve. Në tregimet e peshkatarëve. Në bisedat e gjata të atyne që ende i njohin ernat sipas emnit.

Në rrëfimet e atyne që kohën e masin me ullij, portokaj e stinë, e jo me masterplane, investime strategjike e projekte zhvillimore. Kur kam ardhë për herë të parë kam qenë artist i ri. Me mendjen e nji hippie-je romantik. Gati asgja nuk më shqetësonte. Më dukej se krejt çka po ndodhte ishte pjesë normale e rrjedhës së jetës. Mandej fillova me i pa gjanat ndryshe. Hotel pas hoteli.

Kat pas kati. Beton pas betoni. Tregimet e njerëzve që ende dallojshin kush ishte dhermiot e kush jo. Jo prej mbiemnit. Jo prej pasaportës. Po prej mënyrës se si fliste për nji pemë portokalli, për nji ulli a për nji copë tokë. Sepse këtu identiteti nuk ka qenë kurrë veç dokument. Ka qenë marrëdhënie me peizazhin.

Edhe Shtojca për Kulturë 7 muaj më parë Ibrahim Kadriu, shkrimtari i cili flet për atë që nuk është thënë Mandej erdhi kaosi. Nji mish-mash i ofertës turistike. Nji kasaphanë çmimesh e standardesh. Nji garë e çuditshme ku secili mundohet me shitë parajsën e vet, pa e kuptu se parajsa po zvogëlohet çdo vit.

Nji gjeografi që nganjëherë të jep përshtypjen se nuk e njohin ma as ata që e kanë projektu. Nji copë lëkure që shqyhet çdo ditë në harta të reja. Nji vend ku hienat me ekskavatorë “Volvo” vizatojnë kufij të rinj mbi duna, pyje, kodra e plazhe.

Driton Selmani – “When Faith Moves Mountains (With Volvo Excavators)” , 2026 Mozaik qeramik i ricikluar, Përmasat 100 x 80 cm Pamja e instalimit: Galeria e bredgedit, Vlorë Dimensionet 100 x 80 cm, Mirësjellje e Artistit © Ka plazhe ku çdo valë që e godet bregun tingëllon si nji ofshamë për atë që kanë pa.

Ka vende ku dikur nuk mbërrijshe as me kerr, e sot nuk ka vend as për nji kerr ma shumë. Ka ullij që bien njani pas tjetrit nën tehun e nji logjike që gjithçka e sheh si parcellë, si numër, si investim, si potencial ndërtimi. E ndërkohë lagunat tkurren. Flamingot trajtohen si pengesë. Breshkat si problem logjistik. Karkalecat si statistikë.

Sikur krejt biodiversiteti i këtij bregdeti të ishte reduktu në nji pengesë administrative. Nuk e di nëse arsyeja pse më ka prekë gjithmonë kjo pjesë e botës lidhet me faktin se këtu ende mundesh me e pa konfliktin mes dy mënyrave të ndryshme të të jetuemit. Njana e sheh tokën si diçka që trashëgohet. Tjetra si diçka që shfrytëzohet.

Ndoshta për këtë arsye më ka ndjekë shpesh mendimi i Donna Harawayt, e cila shkruen se “nuk jetojmë vetëm mes njerëzve, por brenda nji rrjeti marrëdhëniesh ku kafshët, bimët, toka, deti dhe ne jemi pjesë e të njajtës histori”. E nëse kjo asht e vërtetë, atëherë zhdukja e nji lagune nuk asht veç humbje e nji peizazhi. Asht zhdukja e nji forme të jetuemit.

Driton Selmani – “The Cartography of Longing”, 2026 Bojë akrilike dispersive dhe rrjetë prej fiberglasi në korniza druri të gjetura, Pamja e instalimit: Galeria e bredgedit, Vlorë Dimensionet 65 x 45 cm, Mirësjellje e Artistit © Po aq shpesh më kujtohet edhe Anna Tsing, kur flet për jetën që vazhdon mes rrënojave të progresit.

Sepse nganjëherë kam përshtypjen se krejt ky bregdet po jeton pikërisht në atë tension: mes asaj që po ndërtohet dhe asaj që po humbet. Mes premtimit për të ardhmen dhe fshirjes të së shkuemes. Ndërsa Timothy Morton thotë: “katastrofa ekologjike nuk asht diçka që po vjen. Ajo ka mbërritë tashma. Jetojmë brenda saj”.

E ndoshta pikërisht për këtë arsye shumë prej gjanave që po humbin para syve tanë vazhdojnë me na u dukë normale. Ftesa prej Elian Stefës me realizu nji ekspozitë në Galerinë e Bregdetit më erdhi si nji përzierje mes arsyes me rrëfy dhe nevojës me dëshmu. Mes tregimeve e screenshot-ave të mbledhun ndër vite. Mes fotografive, kujtimeve, dashnisë dhe humbjes.

Nga ky vend i kam propozu martesë gruas teme, lart te gurët e Drymadhes. Këtu jemi kthy pafund herë. Këtu kemi sjellë fëmijët. Këtu kemi ndërtu kujtime që sot janë po aq pjesë e këtij peizazhi sa era, deti dhe ullijtë.

Edhe Shtojca për Kulturë 4 muaj më parë Nga Troja në Moskë E ndoshta nuk asht krejt rastësi që shkolla fillore ku jam rritë, në Doganaj të Kaçanikut, mban emnin e Ali Asllanit. Sepse sa ma shumë kalojnë vitet, aq ma shpesh më duket sikur po jetojmë në nji vazhdim të vonuem të vargjeve të tij: “Hani, pini dhe rrëmbeni.” Veçse sot grabitja nuk vjen me kuaj e pashallarë. Vjen me rendera 3D.

Me masterplane. Me tabela investimesh. Me gjuhën sterile të zhvillimit. Në të njajtën kohë që nji dorë prek koordinatat e hartës, tjetra pret ullijtë. Njana copëton plazhet. Tjetra i afrohet Malit të Çikës me kate betoni. Njana sheh laguna, ishuj e pyje. Tjetra sheh veç sipërfaqe të pashfrytëzueme. Jetojmë në atë që sot quhet Anthropocene, epoka kur njeriu asht ba forcë gjeologjike.

Nji kohë ku edhe peizazhet kanë fillu me e humbë durimin. E ndoshta pikërisht këtu qëndron pyetja që më ka përcjellë gjatë krejt kësaj ekspozite. Po shkojmë kah vendi i duhun? A asht kjo me të vërtetë forma ma e mençun e zhvillimit që kemi mujtë me imagjinu? A ka kuptim me e matë suksesin me numër katesh kur numri i ullijve zvogëlohet çdo vit?

A ka kuptim me e quajtë përparim zhdukjen graduale të gjithçkaje që na ka sjellë deri këtu? E në fund, a asht zgjidhja me e shndërru krejt këtë bregdet në nji gjueti të pafund, prej ullijve deri te karkalecat, prej lagunave deri te ishujt, prej maleve deri te deti – derisa gjithçka që ka mbetë me vlerë të jetë pikërisht ajo që kemi humbë?

Edhe Shtojca për Kulturë 2 muaj më parë “Ky libër na ra nga qielli si një meteorit” Ndoshta nji vend pa ullij nuk asht veç nji vend pa pemë. Ndoshta asht nji vend që ka fillu me harru vetveten. E siç shkruente Walter Benjamin, çdo “dokument i qytetnimit asht njikohësisht edhe dokument i barbarisë”.

Prandaj, sa herë që shohim nji hotel të ri, nji rrugë të re, nji marinë të re a nji kullë të re mbi këtë bregdet, ndoshta pyetja nuk duhet me qenë çka po ndërtohet. Pyetja duhet me qenë: çka u desht me u zhdukë që kjo me u ndërtu? Sepse historia, në fund, ndoshta nuk ka me e kujtu këtë vend për atë që ndërtoi. Po për atë që vendosi me sakrifiku.

Imazhet nga ekspozita: “A Country without Olive Trees is Not a Country” Kuruar nga: Elian Stefa Vendi: Galeria e Bregdetit, Radhimë, Vlorë Në pamje: 06 qershor – Projekti paralel: An Office without a Seaview is Not an Office, Basel Social Club, Bazel Fotografitë e instalimit: Giulia Dajçi

Burimi: Koha