​Forcat e Armatosura prezantojnë mundësitë e rekrutimit për të rinjtë

0%

Forca Tokësore të Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën e Personel Rekrutimit (QPR), zhvilloi një aktivitet informues në Poçem të Mallakastrës, në kuadër të festimeve të “Tre Besëlidhjeve të Poçemit”, të organizuara nga Bashkia Mallakastër.

Gjatë aktivitetit, të rinjtë dhe të rejat e zonës patën mundësinë të njihen nga afër me mjetet, pajisjet dhe armatimin që përdorin efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut. Si dhe me mundësitë që ofrojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për ndërtimin e një karriere ushtarake.

Përfaqësuesit e Qendrës së Personel Rekrutimit prezantuan kriteret dhe procedurat e rekrutimit, duke informuar pjesëmarrësit mbi hapat që duhet të ndjekin për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura dhe duke i inkurajuar të rinjtë të shohin shërbimin ushtarak si një mundësi profesionale dhe në shërbim të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot