Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

0%

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë, mëngjesin e së premtes, rreth orës . Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Në këtë fazë, autoritetet nuk kanë bërë të ditura rrethana të tjera lidhur me rastin, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Burimi: Bota Sot