Gjenden armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar armë dhe municion në një shtëpi të pabanuar në fshatin Lucka Reka në komunën e Zubin Potokut. Sipas njoftimit të Policisë të datës , informacionet për lokacionin e dyshuar janë pranuar gjatë komunikimit me qytetarë.

Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë kryer kontroll në lokacionin e dyshuar, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë gjysmë-automatike dhe sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm.

Në mesin e mjeteve të sekuestruara janë 392 fishekë të kalibrit 7.62 mm; 123 fishekë të kalibrit 7.9 mm; 15 fishekë të pushkës së gjuetisë; 11 fishekë të pushkës së gjatë; tre fishekë manovrues; 18 fishekë të armës së shkurtër; dy fishekë të armës së gjatë; gjashtë gëzhoja të llojeve të ndryshme dhe një bajonetë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Organet e renit kanë bërë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Deri më tani, sipas Policisë, nuk ka persona të arrestuar dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka inkurajuar ata që të raportojnë informacione përmes numrit emergjent 192. “Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe besimin e treguar, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë të raportojnë çdo informacion të rëndësishëm përmes numrit emergjent 192.

Vetëm përmes partneritetit të ngushtë ndërmjet policisë dhe qytetarëve mund të ndërtohet dhe të garantohet një ambient i sigurt, i qetë dhe paqësor për të gjithë qytetarët, pa dallim”- përfundon njoftimi.

Burimi: Kallxo