Gërvalla: Reforma në drejtësi është e paalternativë për forcimin e

0%

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë një vizite në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj, theksoi se çdo reformë e vërtetë e shtetit dëshmohet përmes forcimit të sistemit të drejtësisë.

Gërvalla dhe ekipi i saj u pritën nga ushtruesi i detyrës së gjyqtarit mbikëqyrës, Valon Hajdini, së bashku me gjyqtarë dhe përfaqësues të stafit administrativ të degës.

Gjatë takimit, ajo tha se u njoftua me gjendjen dhe performancën e institucionit, ngarkesën me lëndë, efikasitetin në trajtimin e tyre, sfidat me të cilat përballet gjykata, si dhe masat e ndërmarra për uljen e numrit të lëndëve të pazgjidhura. “Reforma në drejtësi nuk është premtim politik, por një domosdoshmëri shtetërore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pakoja e pesë ligjeve të reformës në drejtësi, procesi i Vetingut dhe funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme përbëjnë shtyllat kryesore të ndërtimit të një sistemi drejtësie më të përgjegjshëm, më të besueshëm dhe më të drejtë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla tutje ka thënë se Republika e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi pandëshkueshmërinë dhe as të ecë përpara me institucione të dobëta.

“Drejtësia duhet të jetë e fortë, profesionale dhe e pakompromis ndaj paligjshmërisë, sepse vetëm kështu forcohet besimi i qytetarëve dhe konsolidohet vetë Republika.Reforma në drejtësi është e paalternativë, ndërsa pandëshkueshmëria nuk është opsion për një shtet të së drejtës”, ka thënë ajo.

Burimi: Bota Sot