Gega dhe Bushi vlerësojnë Rabiotin

0%

Trajneri, Skënder Gega në emisionin “Kampionët e Botës” vlerësoi mesfushorin e Francës, Rabiot. Gega shtoi Rabiot është lojtari që lidh dy repartet tek kombëtarja e Francës. “Është një natyrë mesfushori shumë punëtor. Është personi kryesor që lidh dy repartet. Për çdo trajner është i domosdoshëm. Është një lojtar që jep shumë ekuilibër. Luan shumë thjeshtë, nuk ndërlikon.

Në momente të vështira kur Franca është në situata të vështira, ky është nga lojtarët që është ndihmës i madh. Botërori i jep atij një notë shumë më të madhe. Ka bërë shumë mirë deri tani. Ka qenë shumë rezultativ”, tha Gega. Edhe trajneri i kombëtares U21, Alban Bushi vlerësoi mesfushorin e Francës, Adrien Rabiot. Bushi tha se Rabiot ruan ekuilibrat te Franca.

“Është një lojtar që edhe kur nuk është protagonist, e bën Francën që të funksionojë taman. Është ai ndërlidhësi mes mesfushës dhe sulmit. Është shumë rikuperues i topit. E mban gjatë gjithë kohës në ekuilibër ekipin. Se Franca ka shumë lojtarë ofensiv, dhe nuk kanë shumë qejf të kthehen mbrapa. Ai është ai që ruan ekuilibrat , tha Bushi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot