Futbollistët e Paraguait priten si heronj

0%

Shpërndaje në: Mijëra tifozë, përfshirë edhe presidentin e Paraguait, Santiago Pena, mirëpritën ekipin përfaqësues të Paraguait të hënën. Përfaqësuesja e Paraguait mbërriti në aeroportin ndërkombëtar në Luque në orët e hershme të mëngjesit dhe u prit nga presidenti paraguaian dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Të pranishëm ishin edhe qindra mijëra tifozë të entuziazmuar që kishin dëshirën për t’i mirëpritur futbollistët e Paraguait. “Stafi i trajnerëve dhe lojtarët na kanë dhuruar disa ditë vërtet të mrekullueshme. Ata na frymëzuan të ëndërrojmë më shumë dhe na dëshmuan se me përkushtim, punë dhe besim gjithçka është e mundur.

Faleminderit nga thellësia e zemrës që na keni bërë të ndihemi kaq krenarë”, ka thënë presidenti Pena. Paraguai u eliminua në 1/8 e finales nga Franca pasi u mposht me rezultatin 1:0. Paraguai arriti që ta eliminonte Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në 1/16 e finales. Por paraqitja ndaj Francës e Paraguait u kritikua ashpër nga thuajse e gjithë bota e futbollit

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha