Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i është bashkuar operacionit për gjetjen e personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës. Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar Vëllazërim Qerimi nga FSK-ja i cili tha se pas pranimit të informacionit ekipi i kërkim-shpëtimit do të nisë operacionin për lokalizimin e personit të raportuar të zhdukur.
“Ekipi i Kërkim Shpëtimit të FSK-së për ujëra ka intervenuar pas marrjes së informacionit të Qendrës së Sigurisë së Kosovës janë duke vepruar atje në terren”, tha Qerimi.
Një person hyn në liqenin e Batllavës dhe nuk shihet më, në terren ekipet e kërkim-shpëtimit Ndërkaq, nga Policia e Kosovës thanë për Telegrafin menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit.
“Rreth orës , Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”, tha Enis Pllana nga Policia e Kosovës.
