FSHF organizon seleksionim njëditor në “Shtëpinë e Futbollit” për

0%

FSHF organizon seleksionim njëditor në “Shtëpinë e Futbollit” për futbollistet vajza! Federata e Futbollit vijon të investojë në zhvillimin e futbollit të vajzave dhe në zgjerimin e bazës së talenteve për ekipet kombëtare, duke organizuar më 28 gusht një seleksionim të hapur njëditor për futbolliste me origjinë shqiptare.

Seleksionimi do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë dhe është tërësisht i dedikuar për vajzat e vitlindjeve 2009, 2010, 2011 dhe 2012, të cilat do të kenë mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre përpara stafit teknik të ekipeve kombëtare.

I gjithë procesi do të drejtohet dhe monitorohet nga Drejtoria Teknike, Departamenti i Skautizmit në FSHF, si edhe nga trajneret e ekipeve kombëtare U-15, U-17 dhe U-19, në kuadër të strategjisë së Federatës për identifikimin dhe zhvillimin e brezit të ri të futbollisteve shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot