Frika nga stuhitë e fuqishme, FIFA merr vendimin final për ndeshjen

0%

Ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë do të zhvillohet sipas programit të parashikuar, në orën me orën tonë, në natën mes të së dielës dhe së hënës. Pavarësisht zërave të ditëve të fundit për një ndryshim të mundshëm të orarit për shkak të parashikimeve për stuhi të forta, FIFA ka vendosur të mos bëjë asnjë ndryshim në kalendar.

Sipas raportimeve, federata ndërkombëtare u tërhoq përballë kërkesave dhe presionit të dy federatave kombëtare, duke konfirmuar se sfida do të luhet në orarin e planifikuar fillimisht. Kështu, është hedhur poshtë mundësia që ndeshja të luhej gjashtë orë më herët, një skenar që ishte përfolur mbrëmjen e së premtes për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Meksika dhe Anglia do të zbresin në fushë sipas kalendarit zyrtar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse moti do të ndikojë në zhvillimin normal të takimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot