Aktori i njohur Frankie Muniz dhe bashkëshortja e tij, Paige Price, kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre pas një dekade së bashku, duke theksuar se ndarja po ndodh në mënyrën më të qetë dhe miqësore të mundshme. Muniz e bëri publik lajmin përmes një videoje në Instagram, ku shfaqet së bashku me Paige dhe djalin e tyre, Mauz, duke kërcyer me këngën “Check Yes, Juliet”.
Në video ishte shtuar edhe një mesazh ku shkruhej: “Kush thotë se nuk mund të mbetesh shok i ngushtë me nënën e fëmijës tënd?” Muniz e bëri publik lajmin përmes një videoje në Instagram, ku shfaqet së bashku me Paige dhe djalin e tyre, Mauz Në përshkrimin e videos, aktori theksoi se pas 10 viteve të bukura së bashku, ata kanë arritur në përfundimin se marrëdhënia e tyre është më e fortë dhe më e natyrshme si miqësi e thellë dhe si bashkëprindër.
“Ne ndajmë një djalë të mrekullueshëm që mbetet qendra e botës sonë dhe të dy jemi prindër më të fortë dhe më të lumtur falë dashurisë dhe rritjes që kemi ndarë,” shkroi Muniz. Frankie Muniz dhe Paige Price me djalin e tyre Ai gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë ndaj Paige, duke e cilësuar si mbështetësen e tij më të madhe gjatë gjithë kësaj periudhe.
“Po mbyllim një kapitull me mirënjohje dhe po hapim tjetrin me të ardhme të ndritshme, si individë dhe veçanërisht për djalin tonë,” përfundoi aktori.
