Franca rihap ambasadë në Damask/ Rivendos marrëdhënie diplomatike me

0%

Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftuan se kanë rënë dakord të riemërojnë ambasadorët në vendet respektive, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas më shumë se 10 vitesh.

Njoftimi u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Damask, në kuadër të vizitës historike të presidentit francez në Siri. Gjatë deklaratës së tij, al-Sharaa e cilësoi takimin si një “moment historik” në marrëdhëniet mes dy vendeve. Franca mbylli ambasadën e saj në Siri në vitin 2012, në kulmin e luftës civile, ndërsa e rihapi atë simbolikisht në fillim të vitit 2025.

Vizita e Macronit është e para e një presidenti francez në Siri në afro dy dekada dhe konsiderohet një sinjal i rëndësishëm i afrimit diplomatik me autoritetet e reja siriane. Megjithate pertej zhvillimeve pozitive ne marrdheniet diplomatike mes dy vendeve, vizita e Macon u zhvillua nen hijen e nje incidenti te rende sigurie.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dy shperthieme tronditen kete tem arte kryeqytetin Sirian te Damaskut duke plagosur te pakten 18 persona sipas asaj qe njoftoi Ministria E Brendshme Siriane.

Ky ishte sulmi i dytë në Damask brenda një jave dhe përbën një sfidë për administratën e presidentit Ahmad al-Sharaa, e cila po përpiqet të konsolidojë kontrollin mbi vendin pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad nga grupet kryengritëse në fund të vitit 2024.

Megjithëse autoritetet e reja janë përballur me shpërthime të herëpashershme dhune në pjesë të ndryshme të vendit, Damasku kishte mbetur kryesisht i qetë gjatë muajve të fundit.

Burimi: Bota Sot