Shpërndaje në: Një foshnjë e porsalindur është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Venezuelë, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin të mërkurën dhe lanë qindra të vdekur e mijëra të lënduar.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë ekipet e shpëtimit në qytetin La Guaira duke nxjerrë foshnjën nga rrënojat dhe duke ia dorëzuar një burri, i cili besohet të jetë babai i saj. Sipas agjencisë AFP, edhe nëna e foshnjës u nxor e gjallë nga rrënojat pak kohë më vonë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonat e prekura, pas dy tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Venezuelën. Sipas të dhënave të fundit, të paktën 920 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 3.360 të tjerë janë lënduar. VIDEO: An 18-day-old baby was rescued in La Guaira, Venezuela after she was trapped underneath rubble from the earthquakes.
Rescue teams then saved her mother around 90 minutes later. Northern Venezuela has been devastated by the 7.2 and 7.5 magnitude earthquakes that struck the region… pic.twitter.com/znrotFoSY1 — Channel 4 News (@Channel4News) June 27, 2026
