Fitorja ndaj Japonisë, Peço: Brazili vuajti në pjesën e parë, por e

0%

Specialisti i futbollit, Arjan Peço i ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” tha se kualifikimi i Brazilit ishte i merituar. Peço shtoi se Brazili vuajti në pjesën e parë por në të dytën ndryshoi strategji dhe fioi ndeshjen. “Pamë një Brazil që në pjesën e parë nuk e priste që Japonia ta vinte aq në vështirësi sidomos në fazën e tij sulmuese. Japonia e vendosur jashtë mase mirë.

Mbronte shumë mirë, me shumë fanatizëm. Me forca të shumta, me një 5-4-1 që Brazili pothuajse nuk e theu asnjëherë. Bëri nja gabim të madh Danilo në pjesën e parë, gaboi një pasim të thjeshtë dhe i dha mundësi Japonisë që të shënonte dhe Brazili pothuajse nuk e mori më veten në pjesën e parë. Ndryshimi total në pjesën e dytë.

Ndryshuan pak edhe strategjinë me krosime gjysëm të gjata dhe të gjata dhe kjo pastaj e çoi edhe te goli i barazimit. Dhe që nga ai moment Brazili mori kontrollin e lojës. Japonia pothuajse u fik fare në pjesën e dytë. Për mendimin tim kualifikim i merituar dhe Brazili i duhet një kampionati botëror”, tha Peço.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot