Finalizohet operacioni policor “Zabeli” në Kukës, në kërkim babë e

0%

Policia e Kukësit ka finalizuar operacionin e koduar “Zabeli”, të zhvilluar në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit, në njësinë administrative Kalis, në territorin e fshatit Gështenjë, në vendin e quajtur “Zabeli i Madh”, u zbuluan dhe u asgjësuan me djegie 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar ‘Zabeli’.

Si rezultat i operacionit, në njësinë administrative Kalis, në territorin e fshatit Gështenjë, në vendin e quajtur ‘Zabeli i Madh’, u konstatuan të kultivuara 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie. Nga hetimet paraprake dyshohet se bimët janë kultivuar nga shtetasit F. R., 63 vjeç, dhe M.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

R., 29 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Gështenjë, të cilët u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre”, thuhet në njoftim. Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll edhe në banesën e shtetasit F. R., 63 vjeç. “Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 3 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Në vijim, u procedua në gjendje të lirë bashkëshortja e 63-vjeçarit, shtetasja V. R., 52 vjeçe, për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Gjithashtu, u procedua penalisht edhe shtetasi S. R., me detyrë kryetar i fshatit Gështenjë, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Burimi: Telegrafi