Kryeministri Edi Rama i është bashkuar në një bisedë të rinjve në kampin Rin Camp 2026. Në përgjigje të pyetjeve, Rama foli në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE, ku njofton se brenda pak ditësh do të mbyllene dhe tre kapituj për anëtarësimin në union. “Hapjen e negociatave na e kane refuzuar tri herë pasi KE e kishte rekomanduar.
Marrëdhëniet tona me Holandën, që kanë qenë më të vështirat me anëtarët e BE, na i ktheu tërësisht në anën tjetër një ndeshje e Romës me Feyenoordin. Mijëra njerëz dhe gazetarë erdhën dhe panë realitetin, që Shqipëria nuk ishte droga, kriminaliteti dhe ajo që thuhej. Anëtarësimi është një proces i gjithanshëm.
Unë do të shkoj fillimisht në Paris për një event, më pas do të shkoj në Bruksel për të mbyllur kapitujt. I hapëm të gjithë kapitujt në kohë rekord, sepse ishim përgatitur dhe tani do të nisim mbylljen. Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik. Kjo është beso dhe kontrollo. PS ka një mision historik që ka qëlluar të jetë i gjithi në dorën tonë, anëtarësimi në BE.
Ky është misioni i PS dhe misioni im. E kam besuar që kur dukej e pamundur dhe jo më që tani mbërritja duket me sy. Nëse kjo do të ndodhë, historia do të sillet shumë mirë me ne” , u shpreh Rama.
