FIFA ndryshoi rregullat dhe rezultati është historik: Një

0%

Kupa e Botës 2026 ka sjellë një moment historik. Për herë të parë që nga krijimi i renditjes së FIFA-s, katër kombëtaret më të renditura në botë kanë siguruar një vend në gjysmëfinalet e turneut. Franca, Spanja, Argjentina dhe Anglia do të luftojnë për dy biletat e finales, pasi të gjitha konfirmuan statusin e favoritëve duke kaluar me sukses fazën eliminatore.

Ky skenar nuk erdhi vetëm si rezultat i paraqitjeve në fushë. Për Botërorin e parë me 48 skuadra, FIFA ndryshoi formatin e shortit, duke vendosur katër kombëtaret më të renditura në katër pjesë të ndryshme të tabelës së fazës eliminatore. Shorti u bazua në renditjen e FIFA-s të 19 nëntorit 2025, kur Spanja ishte e para, Argjentina e dyta, Franca e treta dhe Anglia e katërta.

Me kusht që të fitonin grupet e tyre, këto katër skuadra nuk mund të përballeshin mes vete para gjysmëfinaleve. Spanja dhe Argjentina u vendosën në anë të kundërta të tabelës, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe me Francën dhe Anglinë. Megjithatë, rregulli i FIFA-s nuk ishte i mjaftueshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Katër kombëtaret duhej fillimisht të fitonin grupet e tyre për të ruajtur pozicionin në tabelën e fazës eliminatore. Të gjitha ia dolën ta bëjnë këtë. Në çerekfinale, Franca mposhti Marokun me rezultat 2-0, Spanja eliminoi Belgjikën me rezultat 2-1, Anglia triumfoi ndaj Norvegjisë me rezultat 2-1 pas vazhdimeve, ndërsa Argjentina kaloi Zvicrën me rezultat 3-1, gjithashtu pas kohës shtesë.

Edhe pse renditja e FIFA-s ndryshoi pak para nisjes së Botërorit, katër vendet e para mbetën të pandryshuara. Në renditjen përfundimtare para turneut, Argjentina ishte e para, Spanja e dyta, Franca e treta dhe Anglia e katërta. Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet mes Francës dhe Spanjës në Dallas, ndërsa një ditë më vonë Argjentina do të përballet me Anglinë në Atlanta.

Fituesit do të takohen në finalen e madhe të 19 korrikut në New Jersey, ndërsa ky edicion tashmë ka hyrë në histori si i pari ku katër kombëtaret më të mira të renditjes FIFA kanë arritur njëkohësisht në gjysmëfinale.

Burimi: Telegrafi