​Fermerët e Qumështit – AUV-it: Publikoni rezultatet për qumështoren

0%

Shoqata Fermerët Kosovarë të Qumështit reaguan në lidhje me konferencën për media të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV) për gjendjen e krijuar në qumështoren “Vita” në Istog, duke vlerësuar se në këtë konferencë për media nga ana e AUV-it nuk u tha asgjë e re, ndërsa fermerët po presin rifillimin e marrjes së qumështit të freskët.

Shoqata Fermerët Kosovarë të Qumështit kërkoi që Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të publikojë rezultatet e mostrave të marra nga Qumështorja “Vita” të muajve prill dhe maj. “Pse i tërë ky hezitim? Po e përsërisim, në të kundërtën mosgrumbullimi do të pasojë me një protestë të paparë në Prishtinë.

Lutje publike: Publikoni rezultatet për mostrat e muajit prill dhe muajit maj 2026 në mënyrë të shmanget një situatë e pakëndshme për gjithsecilin”, shkroi në Facebook, Shoqata Fermerët Kosovarë të Qumështit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, më herët gjatë ditës, Komisioni për Monitorim dhe Ndjekje të Punës së Inspektorëve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konstatuar se fabrika e qumështit “Vita” ka shkelur vendimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja të 10 majit 2026, me të cilin ndalohet përdorimi i qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe përbërësve të tjerë në fabrikat për përpunimin e qumështit.

Megjithatë, AUV thekson se gjetjet përfundimtare do të bëhen publike vetëm pas përfundimit të analizave laboratorike. Në konferencën për media, kryesuesi i Komisionit për Monitorim dhe Ndjekje të Punës së Inspektorëve dhe udhëheqësi i Zyrës Rajonale të Prizrenit, Durak Zyraku, tha se konstatimi i komisionit bazohet në gjetjet e inspektorëve që kanë qenë në terren.

Burimi: Bota Sot
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu