Avokati Zaçe Islami ka hedhur akuza të rënda lidhur me rrethanat e vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi, i cili u vra në Tiranë në rrethana ende të pazbardhura plotësisht nga drejtësia.
Sipas pretendimeve të Islamit, struktura të caktuara të shërbimit sekret shqiptar, në bashkëpunim me individë të lidhur me skenën politike të asaj kohe, mund të kenë qenë të përfshira në eliminimin e figurave të rëndësishme të afërta me Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Bërthama e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është FARK-u. Janë akuzuar për vrasjen e krerëve të ushtarëve të LDK-së.
Një nga ata është ish-ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, i cili u vra në Tiranë”. “Ai ishte një burrështeti, një burrë tamam shqiptar, me të gjitha cilësitë e shqiptarit.
Ai është vrarë nga shërbimi sekret shqiptar, në bashkëpunim me shërbimin sekret serb dhe me spiunë të PDK-së”, ka thënë Islami Ahmet Krasniqi, i përshkruar nga bashkëkohësit si një figurë e rëndësishme politike dhe ushtarake e çështjes kombëtare shqiptare, mbetet një nga emrat që ka ngjallur më shumë polemika në lidhje me rrethanat e vrasjes së tij.
