Favzi Rama me shokë dominoi Partizanin në Beograd! Kuçeviq shkroi për

0%

Më 29 shkurt të vitit 1984, Prishtina u dëmtua rëndë në Beograd në përballjen me Partizanin e Beogradit, në takimin e javës së 19-të të Ligës së Parë federative të ish Jugosllavisë në futboll. Favzi Rama me shokë dominuan ballafaqimin ndaj Partizanit, por një penallti e paqenë u akordua në favor të Partizanit, nga e cila u vendos fitorja e beogradasve me rezultat 1:0.

“Në minutën e 8 e dëmtoi rëndë Prishtinën, duke akorduar penallti, që nuk ekzistonte fare. Gjelmash depërtoi nga krahu i djathtë, mirëpo Sinani që më i shpejtë, me maje të këpucës ua hoqi topin duke mos e prekur fare, mirëpo ky u rrëzua, e Gllavina tregoi në pikën e bardhë. Nga e cila Dimitrijeviqi ishte i pagabueshëm dhe 0:1.

Sikur referi Gllavina të ishte objektiv, në minutën 30 ishte dashur të akordojë penallti edhe për Prishtinën, kur pas një aksioni mes Batroviqit e Tortoshit, Rajoviqi bëri faull ndaj Tortoshit që ishte delikt shumë më i rëndë se kur Gllavina tregoi në pikën e bardhë për vendasit. Partizani – Prishtina 1:0 Stadiumi “APJ” në Beograd. Gjyqtar: Gllavina. Shikues: 15.000.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënues: Dimitrjeviq (10’ – nga penalltia). Partizani: Stojiq 7, Radoviq 7, Rojeviq 7, Radulloviq 7, Vermezoviq 6, Radanoviq 7, Gjelmash 6 (Popoviq 58′), Dimitrijeviq 7, Mance 6, Smajiq 7, Klinçarski 7 (Krçmareviç 75’).

Prishtina: Sllobodan Shujica 7, Skënder Shengyli 7, Shefqet Sinani 7, Jusuf Tortoshi 6 (Rexhep Gaxholli 6 – 46’), Petre Gruevski 7, Favzi Rama 7, Haris Smajiq 6 (Behajdin Gjinali 78)’, Fadil Muriqi 7, Fadil Vokrri 7, Agim Cana 7, Zoran Batroviq 7. Në minutën 38 Prishtina zhvilloi aksionin më të bukur, i cili mund të sjellte barazim të rezultatit.

Smajqi ia mori topin Dimitrijeviqit, ia pasoi Batroviqit e ky Vokrrit. Aksionin e përcolli mirë Tortoshi, i cili doli në hapësirë të lirë, mori topin nga Vokrri, mirëpo, Radanoviqi arriti ta ndalë para se ky të gjuajë në portë. Vazhdimi filloi me lojë të shkëlqyeshme të prishtinasve. Shpejt u krijuan dy raste të qind për qindta për barazim dhe është çudi se si ato nuk u konkretizuan.

Së pari Gaxholli në minutën 49 (hyri në vend të Tortoshit), pati rast të volitshëm. Batroviqi mirë depërtoi nga krahu i djathtë, pastaj e futi në zjarr Gaxhollin, i cili doli sy më sy me Stojiqin, dhe kur pritej goli i sigurt, Gaxholli, si duket, u frikësua që u gjend përballë Stojiqit dhe gjuajti plogësht pranë shtyllës.

Vetëm një minutë më vonë Cana, pasi u shërbye mirë nga Vokrri, nuk ishte i saktë – nga 10 metra gjuajti pranë shtyllës pingule. Në minutën e 55-të, Prishtinasi me tre poteza arriti në golshansë ideale.

Vokrri me sukses përballoi Vermezoviqin e Radanoviqn, shërbeu Batroviqin e ky papritur Smaiqin i cili sikurse edhe Gaxholli nuk u gjend si duhet dhe Stoiqi arriti të dëbojë topin në korne” , ka shkruar gazetari Mustafë Lecaj më 1 mars për sportin e “Rilindjes”. Gazetari Esad Kuçeviq i del në mbrojtje Prishtinës. “Në regjinë e referit! Pas një ndeshjeje – dy disponime.

Në garderobën e Prishtinës – pikëllim, kurse në mesin e lojtarëve të Partizanit – qetësi e mirëqenie. Ky disponim u shënua në fund të ndeshjes interesante, e cila në radhët e kundërshtarëve u pa me mendime të ndryshme. Trajneri i Partizanit, Milosh Millutinoviq, konsideron se për efikasitetin e dobët të djemve të tij fajtor kryesor është mungesa e lojtarëve standardë të ekipit të parë.

“Ndodhi ajo të cilës edhe i jemi frikësuar. Pa Jeshiqin, pa Kaliçaninin e pa Vukotiqin, ekipi im nuk ka mundur të arrijë më tepër kundër futbollistëve vetëmohues të Prishtinës. Për këtë arsye jam i lumtur që në start të pjesës pranverore, për pikë shënuam dy pikë në lojën kundër kundërshtarit shembullor. Për penalltinë, shkurt e qartë: Referimin nuk dua ta komentoj.

Kjo është praktikë nga e cila nuk heq dorë as pas ndeshjes kundër Prishtinës. Sepse kjo është çështje e bindjes së fituar të referit, e kur referi akordon, atëherë nuk mbetet gjë tjetër, pos që penalltia të ekzekutohet nga pak më me diplomaci”, u përgjigj trajneri i Partizanit.

Kolegu nga Prishtina, trajneri Fuad Muzuroviq, pati shpjegimin e tij për ndeshjen kundër Partizanit: “Ishim afër rezultatit baras. Qëllimin nuk e arritëm ngaqë referi Gllavina nga Klisi, më duket, rigorozisht ndëshkoi një faull të pasherr të Sinanit ndaj Gjelmashit”. Qendërsulmuesi Fadil Vokrri luajti mirë, ndonëse vazhdimisht përcillej nga Vermezoviqi e Radanoviqi.

Pas ndeshjes, golashënuesi më i mirë i Prishtinës tha: “I falënderohem publikut, i cili me korrektësi përcolli garën në terren. Patëm katër-pesë raste të volitshme, e fakti që nuk i konkretizuam është faji ynë. Për referimin nuk dua të them asgjë.”

Në garderobën e Prishtinës, pas ndeshjes kundër Partizanit, i fundit doli Skënder Shengyli, mbrojtës i djathtë dhe njëri nga individët më të mirë në skuadrën e Prishtinës. Mendimi i tij për ndeshjen kundër Partizanit ishte si vijon: “Në pjesën e parë qenë të barabartë. Partizani nuk pati asnjë rast, kurse ne në vazhdim krijuam raste nga të cilat ishte vështirë të mos shënohej gol.

Është e qartë, pra, se po largohemi nga Beogradi me disfatë. Për fat të keq, erdhi pas vendimit nga penalltia”. Mbizotëron përshtypja se referi Gllavina, pa të drejtë, akordoi penalltinë, e se Prishtina mbeti pa pikë nga dy ndeshje për shkak të penalltive të akorduara.

Mbase nga kjo më tepër mësim duhet të marrin lojtarët e mbrojtjes së Prishtinës dhe trajneri Muzuroviq”, kishte shkruar Esad Kuçeviq. Partizani renditej në vend të tretë me 22 pikë e Prishtina në të 12-tin me 18 sosh dhe Hajduku kryesonte me 24.

Burimi: Bota Sot