Erling Haaland takohet me Travis Scott, i dhuron fanellën e Norvegjisë

0%

Ylli norvegjez i futbollit, Erling Haaland, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi me reperin amerikan Travis Scott, duke tërhequr vëmendjen e fansave. Në fotografinë e publikuar, Haaland i ka dhuruar artistit një fanellë të firmosur të përfaqësueses së Norvegjisë. Futbollisti e shoqëroi postimin vetëm me një ‘emoji’ kufjesh, pa dhënë më shumë detaje rreth takimit.

Takimi vjen gjatë Kupës së Botës, ku Norvegjia siguroi kualifikimin në fazën e 1/8 së finales pas fitores 2:1 ndaj Bregut të Fildishtë. Golin vendimtar e realizoi pikërisht Haaland, i cili shënoi pas një asistimi të Bergut. Në fazën e ardhshme, Norvegjia do të përballet me Brazil më 5 korrik, në një nga ndeshjet më të shumëpritura të turneut.

Nga ana tjetër, Travis Scott njihet si një tifoz i madh i futbollit. Ai është parë edhe më herët në ndeshje të UEFA Champions League, ndërsa gjatë këtij Botërori ndoqi edhe sfidën mes Brazilit dhe Marokut, ku pati rastin të takohej me yllin brazilian Neymar. Travis

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi