Erling Haaland i entuziazmuar për përballjen e ardhshme

0%

Erling Haaland ka shprehur admirim të madh për Brazilin para përballjes mes dy kombëtareve në 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026. Sulmuesi i Norvegjisë dhe i Manchester Cityt nuk i kurseu elozhet për pesë herë kampionët e botës, duke theksuar historinë e pasur të futbollit brazilian dhe lojtarët e mëdhenj që ka prodhuar ky vend ndër vite.

Norvegjia dhe Brazili do të përballen të dielën në stadiumin “New York New Jersey Stadium”, në një nga sfidat më interesante të fazës eliminatore të Botërorit, ndërsa Haaland e pranoi se për të kjo është një ndeshje e veçantë. “Brazili është një skuadër që e admiron që nga fëmijëria.

Për aq kohë sa më kujtohet, me të gjithë lojtarët fantastikë që kanë pasur, të luash kundër Brazilit do të jetë diçka e veçantë dhe e pabesueshme”. “Është një vend i bukur dhe i mrekullueshëm. Do të jetë fantastike. Nëse je Brazili, mund të kesh lojtarët më të mirë në botë, sepse ky është Brazili”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sulmuesi norvegjez u pyet gjithashtu nëse kishte një mesazh për tifozët brazilianë, duke qenë se ai njeh disa fjalë në gjuhën portugeze. “Unë e dua Brazilin!”, ishte përgjigjja entuziaste e Haaland.

Mbetet të shihet nëse admirimi i sulmuesit norvegjez për Brazilin do të vazhdojë edhe pas ndeshjes së së dielës, kur dy kombëtaret do të luftojnë për një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.

Burimi: Bota Sot