Erdogan i tregon Evropës pse NATO ka nevojë për Turqinë?

0%

Ankaraja po pozicionohet për të mbushur vakumin e sigurisë që po krijohet në Evropë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po zvogëlojnë në mënyrë të ndjeshme angazhimet e tyre ushtarake afatgjata në kontinent.

Ndërsa Uashingtoni po detajon planet për të ulur praninë e tij në Evropë, përfshirë një reduktim prej 30 për qind të bombarduesve strategjikë dhe 50 për qind të anijeve detare, Ankaraja po synon të përfitojë si në planin gjeopolitik ashtu edhe ekonomik.

Ky ndryshim pritet të jetë në qendër të samitit të ardhshëm të NATO-s në Ankara më 7–8 korrik, ku presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të presë liderët aleatë. Industria turke e armëve në rritje Samiti është organizuar për të paraqitur mundësi biznesi dhe marrëveshjesh për presidentin amerikan Donald Trump, i cili tashmë ka nisur tërheqjen e trupave dhe armëve nga kontinenti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jashtë ambienteve diplomatike, një ekspozitë e madhe e sistemeve të luftës elektronike dhe municioneve do të vërë në pah industrinë në rritje të armëve të Turqisë, me vlerë rreth 10 miliardë dollarë në eksport. Eksportet e mbrojtjes së Ankarasë janë katërfishuar që nga viti 2020, duke përfituar nga riarmatimi evropian i nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, shkruan bloomberg.

Rreth 56 për qind e këtyre eksporteve vitin e kaluar kanë shkuar në SHBA, Evropë dhe aleatë të tjerë perëndimorë, duke reflektuar një ndryshim të madh krahasuar me dekadat e mëparshme të tensioneve diplomatike. Ushtritë evropiane po i drejtohen gjithnjë e më shumë pajisjeve turke të përputhshme me standardet e NATO-s për të zëvendësuar kapacitetet amerikane që po tërhiqen.

Dërgesat përfshijnë automjete të blinduara, aeroplanë stërvitorë dhe dronë luftarakë, si dhe bashkëpunime si ai i kompanisë Baykar me Leonardo në Itali dhe marrëveshja e Turkish Aerospace Industries për furnizimin e 30 averoplanëve Hurjet në Spanjë.

Mbushja e vakumit operacional Përveç pajisjeve ushtarake, Ankaraja po pozicionohet si një faktor kyç në infrastrukturën dhe operacionet e sigurisë. Turqia po ndërton tubacione nëntokësore karburanti si pjesë e një programi prej 28 miliardë dollarësh të NATO-s për forcimin e sigurisë së furnizimit me karburant të aleancës.

Kjo vjen në një kohë kur shkurtimet amerikane rrezikojnë të reduktojnë pothuajse plotësisht dronët e zbulimit dhe sulmit në Evropë, si dhe të ulin me një të tretën dislokimin e aeroplanëve luftarakë.

Turqia po shfrytëzon këtë situatë për të krijuar marrëveshje të lokalizuara sigurie, duke eksportuar për herë të parë një anije luftarake në Rumani – një vend anëtar i NATO-s dhe BE-së që kufizohet me Ukrainën. Historikisht e vlerësuar për gjeografinë e saj dhe madhësinë e ushtrisë, Turqia tani po kombinon këtë avantazh me kapacitet të lartë industrial të prodhimit ushtarak.

Turqia ka ushtrinë më të madhe aktive në NATO pas SHBA-së, që nga viti 1952, dhe vitin e kaluar ka rritur shpenzimet e mbrojtjes me 7 për qind, duke arritur në 30 miliardë dollarë. Diplomacia Ndryshimet strategjike kanë rritur ndjeshëm ndikimin diplomatik të Erdoganit brenda aleancës.

Dikur i izoluar për shkak të bllokimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO lidhur me kërkesat kundër organizatës PKK, presidenti turk tani shihet si një ndërmjetës kyç me Uashingtonin. Trump, i cili ka shprehur shpesh idenë e tërheqjes së plotë të SHBA-së nga NATO, ka deklaruar se do të marrë pjesë në samit vetëm për respekt ndaj Erdoganit, të cilin e ka quajtur mik të mirë.

Tensionet transatlantike janë rritur pas mosmarrëveshjeve mbi buxhetet e mbrojtjes dhe konflikteve rajonale, përfshirë tensionet me Iranin. Samiti mund të shërbejë edhe si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Ankarasë dhe Uashingtonit, përfshirë çështjen e blerjes së sistemit rus S-400 nga Turqia, sanksionet amerikane dhe përjashtimin nga programi i aeroplanëve F-35.

Pas sinjaleve nga Trump, mund të rikthehet edhe shitja e motorëve të aeroplanëve për Turqinë. Ndërkohë, kontrasti mes Turqisë dhe aleatëve të tjerë evropianë është bërë më i dukshëm pas reagimeve të ndryshme ndaj tensioneve me Iranin, ku disa vende kërkuan konsultime të NATO-s, ndërsa forcat turke ndërhynë drejtpërdrejt duke interceptuar raketa balistike iraniane.

Burimi: Telegrafi