Enzo Fernandez refuzon të flasë

0%

Enzo Fernandez ka refuzuar të flasë për të ardhmen e tij te Chelsea, pasi agjenti i tij zbuloi se mesfushori po e shqyrton mundësinë e largimit nga “Stamford Bridge”, në mes të zërave për një transferim te Real Madridi.

Fernandez ishte heroi i Argjentinës në fitoren dramatike 3-2 ndaj Egjiptit, duke shënuar golin vendimtar që i siguroi kampionëve në fuqi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës. Mesfushori i Chelseat ka qenë në qendër të spekulimeve për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Real Madridi u përmend si destinacion i mundshëm, por klubi spanjoll doli me një deklaratë publike të pazakontë, duke mohuar kategorikisht interesimin për lojtarin. Pas fitores ndaj Egjiptit, Fernandez tha për DAZN: “Nuk po mendoj për të ardhmen time tani. Jam këtu duke jetuar këtë moment, që është i jashtëzakonshëm për mua.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas Kupës së Botës, do të shohim.” Agjenti i tij e ndez sërish temën e largimit Agjenti i Fernandezit, Javier Pastore, foli sërish javën e kaluar për mundësinë që klienti i tij të largohet nga Chelsea, ndërsa e lavdëroi një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, “Daily Mail Sport” raportoi se Chelsea ende nuk është kontaktuar nga Real Madridi për hapjen e bisedimeve formale për Fernandez, pavarësisht pretendimeve të ndryshme.

Real Madridi, që tani drejtohet nga Jose Mourinho, reagoi me një deklaratë të qartë: “Në përgjigje të raportimeve dhe komenteve që janë shfaqur ditët e fundit lidhur me interesimin e supozuar të Real Madrid C.F. për transferimin e Enzo Fernandez, klubi dëshiron të sqarojë se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, as drejtpërdrejt dhe as tërthorazi, për nënshkrimin e lojtarit.” “Për më tepër, klubi nuk ka ndërmend të ndjekë një transferim të tillë.” Real Madridi: Spekulimet nuk kanë lidhje me realitetin Në deklaratën e tij, Real Madridi theksoi respektin për lojtarin dhe për Chelsean.

“Real Madridi dëshiron të shprehë respektin maksimal për Enzo Fernandez, një futbollist i jashtëzakonshëm, karriera dhe cilësia e të cilit njihen mirë, si dhe për Chelsea FC, klub me të cilin kemi marrëdhënie të shkëlqyera institucionale.” “Pikërisht për shkak të respektit për një institucion si Chelsea FC dhe në përputhje me parimet e besnikërisë institucionale që kanë udhëhequr gjithmonë sjelljen e Real Madridit, klubi e konsideron të nevojshme t’i mohojë kategorikisht këto spekulime të pabaza, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.” Klubi spanjoll shtoi se i vjen keq që, pavarësisht qartësimit të fakteve, vazhdojnë të qarkullojnë raportime që nuk pasqyrojnë të vërtetën.

“Këto raportime shërbejnë vetëm për të krijuar konfuzion mes tifozëve dhe për të dëmtuar pa nevojë klubet dhe personat e përfshirë”, thuhej më tej në deklaratë. Cucurella e kishte ftuar publikisht në Madrid Real Madridi dhe Chelsea tashmë kanë bërë biznes këtë verë, pasi klubi spanjoll transferoi Marc Cucurellan për 51.8 milionë paund.

Ndërsa ishte i grumbulluar me Spanjën në Kupën e Botës, Cucurella madje e kishte ftuar publikisht Fernandezit që t’i bashkohej në “Bernabeu”, edhe pse kjo mund të kishte shkaktuar pakënaqësi te ish-klubi dhe tifozët e Chelseat. Real Madridi ka pasur interesim real për Fernandez, duke e vendosur atë në listën e kandidatëve për mesfushën.

Megjithatë, Chelsea ka këmbëngulur që nga fillimi se vlerësimi i lojtarit është 120 milionë paund. Burime brenda “Stamford Bridge” kanë bërë të ditur po ashtu se klubi do të ishte i lumtur ta mbante zëvendëskapitenin, nëse asnjë skuadër nuk ofron shumën e pranueshme.

Fernandez kishte pranuar dëshirën për të jetuar në Madrid Vetë Fernandez ka pranuar hapur më parë se një ditë do të dëshironte të jetonte në Madrid. Një intervistë ku ai e kishte bërë këtë deklaratë i kishte sjellë probleme te Chelsea sezonin e kaluar, duke rezultuar me një ndëshkim të brendshëm prej dy ndeshjesh nga klubi, që atëherë drejtohej nga Liam Rosenior.

Përveç Real Madridit, me mesfushorin janë lidhur edhe Paris Saint-Germain, Atletico Madrid dhe Manchester City, që tani drejtohet nga ish-trajneri i Chelseat, Enzo Maresca. Për momentin, megjithatë, Fernandez po e mban fokusin te Argjentina dhe te Botërori, ndërsa e ardhmja e tij në nivel klubesh pritet të qartësohet vetëm pas përfundimit të turneut.

Burimi: Bota Sot