Enzo Fernández: E prisja këtë moment që nga Katari, ky gol ka një

0%

Enzo Fernández tha se goli i shënuar në përmbysjen dramatike të Argjentina ndaj Egjiptit ka një domethënie të jashtëzakonshme për të, pasi kishte pritur një moment të tillë që nga Kampionati Botëror në Katar. Argjentina triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Egjiptit dhe siguroi një vend në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, pas një ndeshjeje plot emocione dhe përmbysjeje.

“E kam pritur këtë gol për gati tre vjet, që nga Kampionati Botëror në Katar. Të përjetosh momente të tilla është diçka vërtet e veçantë. Jam mirënjohës ndaj Zotit dhe ndihem i privilegjuar ”, deklaroi Fernández për FIFA-n. Mesfushori argjentinas vlerësoi edhe frymën e jashtëzakonshme që mbretëron në skuadër, duke theksuar se uniteti është arma më e fortë e Argjentinës.

“Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e mi. Kemi një grup fantastik futbollistësh, një ekip që nuk dorëzohet kurrë, pavarësisht vështirësive dhe pengesave. Gjithmonë qëndrojmë së bashku. Faleminderit bashkëlojtarëve, stafit teknik dhe të gjithë atyre që na mbështesin këtu, si dhe çdo argjentinasi në vendlindje. Tani synojmë të hedhim edhe një hap tjetër përpara”, u shpreh ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në çerekfinale, Argjentina do të përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet Kolumbisë dhe Zvicrër.

Burimi: Bota Sot