Emigranti: Diaspora do jetë këtu me ju deri në largimin e Ramës dhe

0%

Pjesë e protestës qytetare kundër qeverisë këto dy ditë ishte dhe diaspora. Sot në protestën e 36-të foli një përfaqësues i diasporës, i cili tha se shqiptarët janë bërë bashkë kund autokratit të fundit të Europës Emigranti: Të gjithë së bashku kundër autoritarit të fundi të Europës. Kundër Lukashenkos së Shqipërisë. Ne kërkojmë fundin e tranzicionit dhe fillimin e proceseve demokratike.

Dorëheqje, dorëheqje. Hapi rrugën ajkës së Shqipërisë, pjesës më të mirë që ka kombi që të krijojmë një qeveri teknike që të realizojmë procese demokratike ato që nuk i realizuam në 1991, t’i realizojmë në 2026. Shqipëri e re. Ju garantoj në emër të diasporës së Shqipëria është gur i rëndë në zemrat dhe do jemi këtu me ju. Kjo protestë është protesta më e bukur në 36 vite.

Këtu jeni edhe kundër establishmentit që e mban peng zhvillimin kombëtar. Ju lutem qëndroni të bashkuar, diaspora është me ju. Deri në realizmin e proceseve demokratike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot