Skuadra e Shkëndijes së Haraçinës ka përforcuar radhët e saja. Debutuesi i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut është përforcuar me reprezentuesin e Maqedonisë U-21, Dashmir Elezi. Sulmuesi 21-vjeçar do të jetë përforcim i madh për këtë kolektiv. Elezi vjen nga skuadra e Rabotniçkit. Ai ka luajtur në të kaluarën edhe për Shkëndijen e Tetovës, Torpedon e Gjeorgjisë dhe Prishtinën.
Burimi:
Bota Sot
