Elbasani i jep “shuplakë” në miqësore klubit “pro-serb”

0%

Skuadra e Elbasanit e ka mbyllur me fitore fazën përgatitore në Serbi. Të besuarit e Ivan Gvozdenovic mposhtën 2:1 ekipin “pro-serb”, OFK Petrovac. Edhe pse skuadra në fjalë bën pjesë në elitën e futbollit nga Mali i Zi, e ka treguar qartë “armiqësinë” ndaj klubve shqiptare të Kosovës, duke mos i identifikuar me flamurin përkatës.

Kjo fitore, sjell optimizëm te Elbasani dhe rrit besimin para ndeshjes së parë karshi BATE Borisov, ndeshje e vlefshme për raundin e parë të Conference League.

Burimi: Bota Sot