Dinamo barazon ndaj Strugës! Dinamo ka barazuar 1:1 ndeshjen miqësore kundër Strugës, që është zhvilluar në Ohër. Për dinamovitët shënoi Farruku në pjesën e parë, ndërsa miqtë barazuan rezultatin në fundin e ndeshjes.
Dinamo do të kthehet në Shqipëri dhe do të vijojë përgatitjet në Tiranë deri në prag të ndeshjes ndaj Astanës, ndeshje e vlefshme për turin e parë eliminator të Uefa Conference League.
Burimi:
Bota Sot
