Ekstradohet nga Kosova për në Gjermani, i kërkuari me letër-rreshtim

0%

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot më , ka bërë ekstradimin e shtetasit gjerman A.R., nga Kosova për në Gjermani.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se i dyshuarit ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Gjermanisë, për veprën penale “Trafikim me narkotik”.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe pas bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi