Eksperti i sigurisë alarmon: Deklaratat nga Beogradi tregojnë se

0%

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas deklaratave të fundit të zyrtarëve serbë, duke vlerësuar se ato dëshmojnë se qëndrimet e Beogradit ndaj Kosovës mbeten të pandryshuara.

Përmes një reagimi publik, Islami rikujtoi një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të bërë rreth shtatë muaj më parë, sipas së cilës Serbia po pret rrethana më të favorshme për të hyrë me ushtrinë e saj në Kosovë.

Ai tha se së fundmi është deklaruar edhe Vojislav Sheshel, të cilin e cilësoi si frymëzues të Vuçiqit, duke pretenduar se deklaratat e tij pasqyrojnë qëndrimet e spektrit politik serb ndaj Kosovës. Sipas Islamit, këto deklarata tregojnë se, kur bëhet fjalë për Kosovën, pozita dhe opozita në Serbi ndajnë të njëjtin qëndrim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj të sigurisë, duke fuqizuar Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). “Nuk thuhet rastësisht se balanca e forcave ushtarake prodhon paqe dhe siguri”, ka përfunduar Islami në reagimin e tij.

Burimi: Telegrafi