Formula 1, Leclerc fiton në Britaninë e Madhe

0%

Shpërndaje në: Pas fundit dramatik në garën Grand Prix të Britanisë së Madhe, Charles Leclerc e ka festuar triumfin e parë të sezonit në Formula 1. Ngasësi i Ferrarit përfitoi nga telashet që kishte lideri i kampionatit, Kimi Antonelli me bolidin e Mercedesit. Antonelli ishte i dyti dhe kishte gomat e reja pak xhiro para fundit në garën që u mbajt në Silverstone të dielën.

Por, gabimin e shfrytëzoi Leclerc që doli i pari. George Russell i Mercedesit përfundoi i dyti, ndërsa Lewis Hamilton me Ferrarin e kompletoi podiumin në pozitën e tretë. Antonelli hyri në finish në pozitën e nëntë, por për shkak se u dënua me pesë pikë për dalje të shpeshta nga pista, nuk mblodhi asnjë pikë pas përfundimit të garës.

Burimi: Koha