Ekskluzive | Nga frika se mos ia vidhnin, e fshehu pistoletën në një

0%

Një rast krejtësisht i pazakontë është raportuar në Policinë e Kosovës, ku një 75-vjeçar nga Prishtina dyshon se ka humbur armën e tij me leje, pasi e kishte fshehur në një klimë lëvizëse, të cilën më pas e hodhi në mbeturina pa e kuptuar se pistoleta ndodhej ende brenda, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Kamer Canollin , 74 vjeçar, i cili u paraqit në Stacionin Policor “Veriu” për të raportuar rastin. Sipas deklarimit të tij, nga frika se arma mund t’i vidhej, ai kishte fshehur një pistoletë “Beretta” , të cilën e posedonte me leje, së bashku me 25 fishekë, brenda një klime lëvizëse.

Mirëpo, pasi klima ishte prishur, ai e kishte hedhur në mbeturina, pa e kontrolluar më parë, ndërsa vetëm më vonë ishte kujtuar se arma kishte mbetur e fshehur brenda saj. Ankuesi ka deklaruar se armën e kishte parë për herë të fundit rreth dy muaj më parë, para se ta largonte klimën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që, në këtë fazë, të hartohet shënim zyrtar, ndërsa do të ndërmerren veprime për të sqaruar rrethanat e zhdukjes së armës dhe municionit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com