Ekskluzive | E goditi të dashurën me shufër metalike në Mitrovicë,

0%

Një 27-vjeçare ka përfunduar në spital pasi dyshohet se u sulmua brutalisht nga i dashuri i saj me një shufër metalike në Mitrovicë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të 10 korrikut, rreth orës , në rrugën “Liqeni” në Mitrovicë. Siç mëson Sinjali, viktima, M.

B. rreth 27-vjeçare ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, Gani Rexhepi rreth 20-vjeçar , i cili dyshohet se e ka goditur me një shufër metalike në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime në kokë, qafë, duar, këmbë dhe shpinë, për çka ka kërkuar dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit, me rekomandimin e Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë. Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Burimi: sinjali.com