Pas një periudhe në kërkim nga organet e drejtësisë, Policia e Kosovës ka arrestuar 21-vjeçarin Art Shkodra, i cili kërkohej për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor për veprën penale “Vrasje në tentativë”, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se arrestimi është kryer dje rreth orës në rrugën “ Gazmend Zajmi ” në Prishtinë, në bazë të një urdhër-arresti aktiv.
Sipas vendimit gjyqësor, Shkodra ishte dënuar me një vit masë edukativo-korrektuese, për shkak të veprës penale “ Vrasje në tentativë ”, mirëpo nuk ishte paraqitur për ta vuajtur dënimin. Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, ku do të vuajë masën e shqiptuar nga gjykata.
Realizimi i urdhër-arrestit është bërë nga zyrtarët policorë në zbatim të vendimit të organeve kompetente të drejtësisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
