Ekskluzive | Mbolli kanabis në pronën e një personi tjetër,

0%

Policia ka identifikuar personin që dyshohet se kishte kultivuar bimë të kanabisit në një pronë private në fshatin Biçec të Kaçanikut, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ishte zbuluar më 3 korrik, kur Njësia e Hetimeve në Kaçanik, pas një informacioni të pranuar, kishte dalë në një serë në pronën e një qytetareje, ku u gjetën dy vazo plastike me bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa.

Në vendin e ngjarjes kishte ndërhyrë edhe Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Ferizaj, ndërsa forenzika kishte sekuestruar dy bimët, njëra me gjatësi 20 centimetra dhe tjetra 15 centimetra. Pas veprimeve intensive hetimore dhe mbledhjes së informacioneve në terren, më 7 korrik hetuesit kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin, Fitim Demnikën, rreth 35-vjeçar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë intervistimit, 35-vjeçari ka pranuar se kishte mbjellë dy bimët e kanabisit në pronën e një personi tjetër.

Me autorizim të Prokurorit të Krimeve të Rënda, ndaj tij janë iniciuar procedurat hetimore për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com