Një zbulim i pazakontë është bërë mbrëmjen e së martës në fshatin Hallaq i Vogël, ku një banor ka hasur në municion të lënë pranë pronës së tij, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës , A. Z., rreth 63-vjeçar ka njoftuar Policinë pasi kishte gjetur dy kuti me municion pranë rrethojës së oborrit të shtëpisë së tij.
Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë sekuestruar 64 fishekë me gaz të kalibrit 9 mm, të cilët ndodheshin brenda dy kutive. Ankuesi ka deklaruar se nuk ka dijeni se si municioni ka përfunduar në atë lokacion dhe nuk ka shprehur dyshime ndaj ndonjë personi.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, në konsultim me Prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti për veprën penale “ Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës”. Policia ka sekuestruar municionin dhe ka nisur hetimet për identifikimin e personit që e ka lënë atë pranë pronës së ankuesit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
